Petkoviq: “Përvjetor i tentimit të pasuksesshëm të ndarjes nga Serbia”

Petkoviq: “Përvjetor i tentimit të pasuksesshëm të ndarjes nga Serbia”

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se shqiptarët “në krahinën tonë jugore”, sot festojnë përvjetorin e “tentimit të pasuksesshëm të ndarjes”, e jo përvjetorin e shtetësisë, transmeton Insajderi.

Sipas tij, “Kosova e vetëshpallur” edhe sot është “ende një provizion ligjor politik dhe ndërkombëtar, për statusin e të cilit bashkësia ndërkombëtare ka pikëpamje diametralisht të kundërta, me shumicën e njerëzimit që nuk e percepton këtë krijim si shtet”.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ai tha se pas qershorit të vitit 1999, “janë dëbuar mbi 250 mijë serbë dhe jo-shqiptarë tjerë nga Kosova e Metohia”, dhe se, gjithnjë sipas tij, “nga 437 vende në Kosovë dhe Metohi në jug të Ibrit ku jetonin serbët, 312 vendbanime u pastruan plotësisht etnikisht”.

“Dhe kështu, sot pothuajse nuk ka fare serbë në Prishtinë, as në Pejë, as në Prizren, e as në shumë qytete tjera ku kanë jetuar”, tha Petkoviq.

Sipas tij, “në sulmet e ekstremistëve, janë dëmtuar, apo shkatërruar tërësisht, rreth 150 kisha dhe manastire serbe në KeM”. /Insajderi.com