Trajokivq: AAK dhe Lista Serbe po bashkëpunojnë për zgjedhjen e Presidentit

Trajokivq: AAK dhe Lista Serbe po bashkëpunojnë për zgjedhjen e Presidentit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po bashkëpunon me Listën Serbe për të zgjedhur Ramush Haradinajn – President të Kosovës.

Këto komente Trajkoviq i ka bërë në llogarinë e saj në Twitter.

“Informacioni që marrim nga terreni nga disa komunitete të pakicave tregon se Lista Serbe, në koordinim me aktivistët e AAK-së së Haradinajt, po bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë 16 deputetë besnikë të pakicave, të cilët do të bëjnë presion për të zgjedhur presidentin e Kosovës”, ka thënë ajo.

“Nëse ky informacion është i saktë, kjo kombinatore elektorale cinike, e cila i kthen pakicat në një monedhë për ryshfet politik, minon frymën e planit Aahtisari dhe kërcënon integritetin e të drejtave të fituara me vështirësi për komunitetet pakicë në Kosovë. Njerëzit janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre”, shtoi Trajkoviq. /Insajderi.com