Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, tha se është koha që Kurti t’i mbajë premtimet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Këtë deklaratë Behramaj e dha pasi Kurti për median gjermane Deutschlandfunk, ka potencuar se Kushtetuta e Kosovës e ndalon një bashkimi të tillë.
“Albin Kurti menjëherë ia paska nisur të flasë si UNMIK-u dhe Ban Ki-moon”, vlerësoi ish-këshilltari Thaçit.
Ai shtoi se “Njëjtë ka qenë edhe më herët, por Kurti premtonte se do ta bënte. Pasi që po e merr pushtetin iu kujtua që qenka antikushtetues”.
Kurti më pas kishte deklaruar se nëse do të organizohej një referendum do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë.
“Jo, jo, Kurti tash e ka shumicën dhe duhet ta organizojë vetë referendumin. Ligjin aktual për referendum brenda 1 jave mund ta plotësojë/ndryshojë dhe procedojë në Kuvendin e Kosovës. Me kënaqësinë më të madhe, të gjitha partitë shqiptare, do ta votonin. Kurrfarë problemi nuk janë votat për këtë punë”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com
Pa u bërë as një javë, Albin Kurti menjëherë ia paska nisur të flasë si UNMIK-u dhe Ban Ki-moon. Për mediumin gjerman…
Posted by Adil Behramaj on Thursday, 18 February 2021