Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të mërkurën, në fshatin Kishnicë të Graçanicës, njofton Insajderi.
Trupi i viktimës është gjetur rreth orës 15:05.
Policia bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës, ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com