PZAP dënon partitë politike për thyerjen e heshtjes zgjedhore

PZAP dënon partitë politike për thyerjen e heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur që të dënojë subjektet politike për thyerjen e heshtjes zgjedhore, përcjell Insajderi.

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe të tjera, njofton PZAP.

PZAP për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, Mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 216 mijë e 350 euro”, thuhet në kumtesë.

Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66,100.00 €;
Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 52,750.00 €;
Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 44,700.00 €
Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 28,600.00 €;
Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €;
Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,200.00 €. /Insajderi.com