Mustafa viziton shqiptarët që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë

Mustafa viziton shqiptarët që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë

 

Kryeministri Isa Mustafa, i cili është duke qëndruar në Bosnjë dhe Hercegovinë për samitin e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka vizituar sot shoqatën e shqiptarëve të cilët jetojnë në këtë vend.

“Shkëmbyem pikëpamjet tona për punën, angazhimet, rezultatet dhe shqetësimet e tyre, si dhe për nevojën që sa më parë qytetarët e Kosovës dhe të Bosnjës të lëvizin lirshëm dhe pa ngarkesat e paarsyeshme që ekzistojnë aktualisht”, ka njoftuar Mustafa përmes Facebook-ut lidhur me vizitën e tij.

“Së bashku me bashkëkombësit tanë në Sarajevë, vizituam edhe Çarshinë si dhe disa prej bizneseve të vogla që ofrojnë shërbime dhe ushqime me kualitet shumë të lartë duke bërë emër shumë të mirë në Sarajevë”, ka thënë ai.

Sipas tij, diaspora jonë “kudo në botë, përfshirë komunitetin tonë në Sarajevë, është një pasuri shumë e çmueshme për Kosovën.”/Insajderi.com