Rugova: Kryesia e dorëhequr po përpiqet t’ia imponojë LDK-së kryetarin e ri

Rugova: Kryesia e dorëhequr po përpiqet t’ia imponojë LDK-së kryetarin e ri

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, thotë se përkundër dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e krytarit të kësaj partie, kryesia e LDK-së po mundohet të imponojë një kryetar të vet.

Me anë të një postimi në Facebook, Rugova thotë se vetëm një proces demokratik, me garë të hapur dhe me shumë kandidatë, është zgjidhja e vetme për të dalur nga kriza.

“Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve”, ka shkruar ai.

“Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë”, shtoi Rugova.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK pësoi humbje të madhe duke arritur të marrë vetëm 13 për qind të votave. /Insajderi.com