Mustafa: Nuk e uroj VV-në, zgjodhëm partneritetin me Amerikën para tyre

Mustafa: Nuk e uroj VV-në, zgjodhëm partneritetin me Amerikën para tyre

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar të premten se ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zgjedhur këtë të fundit.

Ai potenctoi se nuk e uron LVV për fitoren e arritur, pasi LDK sipas tij nuk “heq dorë nga votuesit që kaluan në partinë e Albin Kurtit”.

Në një postim të gjatë në Facebook, ish-kryeministri i Kosovës, tha se nuk është penduar aspak për shkarkimin e Albin Kurtit nga pozita e kreut të ekzekutivit, sepse e konsideron se ka qenë i rrezikshëm për raportet me SHBA-të.

“Ndërmjet SHBA-së dhe VV-së, LDK ka zgjedhur partneritetin me SHBA-të. Ndërmjet konfrontimit me administratën e Presidentit Tramp dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka zgjedhur të evitojë çdo konfrontim dhe acarim të marrëdhënieve me SHBA por është rreshtuar në ndërtimin e raporteve miqësore”, ka shkruar Mustafa.

Kreu LDK-së, deklaroi se Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk kanë dije elementare për të qeverisur.

“Nëse e keni përcjellur me kujdes debatin e fundit të “zotit Kryeministër”dhe të “znj Presidente”, do të ishte mirë të ia sqaroni vetes të nderuar qytetarë dhe të nderuar ju votues të deridjeshëm të LDK-së se cilat ishin përgjigjet e tyre për të ardhmen e Kosovës. Për zhvillimin ekonomik, për përmbylljen e dialogut, për relacionet me SHBA-të. Unë nuk vërejta asnjë përgjigje por vetëm ikje nga përgjigjet. Mungesë elementare të dijes për të qeverisur”.

Mustafa shtoi se nuk ka pasur asnjë aferë korruptive gjatë mandatit të tij në pushtet si kryeministër e si kryetar i Prishtinës. /Insajderi.com

 

Të nderuar qytetarë
Më 15 shkurt të këtij viti e njoftova Kryesinë e LDK-së se pas rezultateve zgjedhore të dt 14…

Posted by Isa Mustafa on Friday, 19 February 2021