Rugova i reagon Mustafës: Më mirë mos të flasësh fare

Rugova i reagon Mustafës: Më mirë mos të flasësh fare

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas postimit të kryetarit në detyrë të kësaj partie, Isa Mustafës, ku njoftoi për arsyet e vndimit për dorëheqjen e tij nga partia, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Rugova i ka thënë Mustafës “kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare”.

Sipas tij, reagimi i kryetarit në detyrë të LDK-së është pendesë që kishte dhënë dorëheqje.

Rugova tutje ka shkruar se LDK-ja do të ecë përpara, por pa Mustafën, pasi thotë se “koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marrë fund”

“E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marrë fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju!”./Insajderi.com