Përfundon seanca ndaj veteranëve të UÇK-së, Qeriqi e quan proces të panevojshëm

Përfundon seanca ndaj veteranëve të UÇK-së, Qeriqi e quan proces të panevojshëm

Ka përfunduar seanca ndaj 11 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u paraqitën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak të organizimit të një proteste në gushtin e vitit 2015.

Pas përfundimit të seancës, Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve, tha se ky rast është është i pa nevojshëm.

Ai po ashtu ka kritikuar Gjykatën se procesi është duke shkuar ngadalë, ndërsa ka shtuar se kjo është lojë politike dhe e lodhshme për ta.

“Kjo është lojë nga ana e përfaqësuesit të Qeverisë, sepse në çdo seancë thuhet e njëjta arsye për vlerën e dëmit, të kalohen gjashtë vite dhe të ftohen katër seanca më duket e padrejtë”, tha Qeriqi.

Tutje ai tha që nuk është kundër drejtësisë por jo të thirren pa nevojë, dhe nuk do t’i përgjigjet deri në seancën përfundimtare.

Në anën tjetër edhe i pandehuri tjetër Zymer Ahmeti, bashkëluftëtar i Qeriqit, tha se po akuzohet pa drejtë nga gjykata.

“Kam përkrahur dhe do t’i përkrahi bashkëluftëtarët e mi, dhe unë në këtë protestë kam shkuar me vonesë dhe kam qenë me vonesë pasi ka përfunduar por jam arrestuar dhe po dënohem padrejtë”, tha ai.

“Dua ta falënderoj Qeverinë sepse kurrë nuk i kam pa hajr qeverisë si luftëtar asnjëherë, por tash po i shoh në këto seanca, dhe asgjë nuk është bërë për veteranët e me ju ba gjithë ky maltretim, kjo është mjerim”, përfundoi Ahmeti./Insajderi.com