“Puna e madhe fillon tani. Për qytetarin dhe me qytetarin”, përcjell Insajderi.
Kështu ka deklaruar deputeti në legjislaturën e fundit, Haxhi Avdyli, teksa ka postuar një fotografi me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, Donika Gërvallën dhe Faton Peci.
Sipas rezultateve të para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Osmani, Avdyli, Gërvalla e Paci, kanë arritur që të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Vjosa Osmani brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka garuar me iniciativën e saj “Guxo”. /Insajderi.com
Puna e madhe fillon tani. Për qytetarin dhe me qytetarin.
Posted by Haxhi Avdyli on Friday, 19 February 2021