Kurti thotë se Qeveria e re do të formohet shpejt

Kurti thotë se Qeveria e re do të formohet shpejt

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe njëherësh kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur se Qeveria e re e Kosovës do të formohet së shpejti, njofton Insajderi.

Kurti në një takim me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, foli për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të dy vendeve: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë.

Ai ka folur edhe për punësimin dhe drejtësinë si dy prioritetet kyçe të qeverisjes së tij.

“Znj. Jusufi e uroi kryetarin Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme në formimin e institucioneve të reja të Republikës të Kosovës. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt.

Ai foli për punësimin dhe drejtësinë si prioritetet kyçe të qeverisjes tonë, dhe për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të vendeve tona: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë. Ambasadorja, znj. Jusufi, konfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar në projekte që i kontribuojnë zhvillimit dhe progresit të dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com

Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi, të shoqëruar nga sekretari i tretë, z. Rexhep Limani,…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Friday, February 19, 2021