11.800 pako me fletëvotime nga diaspora janë aprovuar, ndërsa 4.950 janë refuzuar, përcjell Insajderi.
Kështu ka deklaruar, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, gjatë një konferencën për media.
Ai ka treguar arsyet e refuzimit të shumë votave të supozuara nga mërgata.
“Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jovalide”, tha ai.
Elezi ka njoftuar se nga 2382 vendvotime janë procesuar në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2247 vendvotime (94.33%) dhe të dhënat për formularët e kandidatëve për 1814 vendvotime (76.15%). /Insajderi.com