Azemi paralajmëron qeverinë e re: S’ia falim asnjë minutë nëse nuk rritet rroga minimale

Azemi paralajmëron qeverinë e re: S’ia falim asnjë minutë nëse nuk rritet rroga minimale

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës paralajmërojnë se nuk do t’i falin asnjë minutë qeverisë në ardhje nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre për rritje të pagës minimale, transmeton Insajderi.

Kështu thotë kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, i cili shton se ndaj qeverisë së re do të jenë më të zëshëm e kritik, siç thotë ai se zëri i tyre po fuqizohet me organizimin sindikal.

Do të vazhdojnë trendin e protestave kushdo që është në krye të qeverisë, gjithmonë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, thotë më tej Azemi.

“Ne do të jemi edhe më të zëshëm sepse zërin tonë po e fuqizon organizimi jonë sindikale, të cilën tash veç jemi të kënaqur me organizimin që kemi dhe nuk do të ia falim as një minutë askujt. Nuk i kemi falur as në të kaluarën as në të ardhmen, dhe mendojmë që edhe në të kaluarën kemi protestuar, kemi biseduar kemi arrit dhe nuk kemi arrit rezultate dhe ne do të vazhdojmë trendin nuk na intereson kush vjen dhe kush shkon, për neve është me rëndësi që kërkesat ligjore të cilat i takojnë punëtorit të sektorit privat duhet t’i jepen sepse përndryshe është koha e vlimeve”, tha ai, raporton EO.

“Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës gjithherë e ka një projekt një program që qeverisë së re ju ofrohet dhe ne e mendojmë që si prioritet i prioriteteve është paga minimale që ata e marrin një pagë prej 170 eurove. Ne pikërisht e kemi marr si një deklarim të ish kryeministrit Kurti kur me datën 5 mars 2020 është deklaruar që paga minimale e punëtorëve të sektorit privat nuk guxon të jetë nën 350 euro dhe ne do të ia vendosim mbi tavolinë qeverisë së re pa marr parasysh kush do të jetë. Pas pagës e cila nuk po mund të mbijetohet është nënshkrimi i marrëveshjes kolektive që në një far forme e relakson raportin mes punëdhënësit dhe punëmarrësit me të cilin mendoj që është kërkesë imediate e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës”, ka thënë ai. /Insajderi.com