Refuzohen mbi 6 mijë vota të diasporës

Refuzohen mbi 6 mijë vota të diasporës

Organizata GERMIN, nëpërmjet vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), po vëzhgon procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, transmeton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, gjashtë mijë e 401 votues të refuzuar dhe 14 mijë e 811 të aprovuar.

”GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftm.

“Më poshtë gjeni informatat në lidhje me numrin e zarfeve të verifikuara deri sot në mesditë, duke përfshirë ato të aprovuarat, të refuzuarat dhe arsyet e refuzimit të tyre. Ne, çdo ditë do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë proces deri në përfundimin e tij”.

“Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com