Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë’, Petar Petkoviq, i tha kryetares së Lëvizjes Evropiane të Kosovës, Rada Trajkoviq, se mbështetja e serbëve në Kosovë ndaj saj është “gabim statistikor”, transmeton Insajderi.
Kështu u shpreh Petkoviq me anë të një postimi në Twitter, u shtoi se “i vjen keq” për Trajkoviqin, ndërsa duke iu drejtuar asaj tha se “ju nuk do të jeni në gjendje ta bëni një Shqipëri të madhe me Kurtin”.
“Krahasuar me zgjedhjet e 2019, mbështetja e saj është edhe më e ulët në vitin 2021, ndërsa Lista Serbe mori 96,14% të votave serbe. Më vjen keq, Rado, ju nuk do të jeni në gjendje ta bëni një Shqipëri të madhe me Kurtin. Populli dhe historia fituan”, shkroi Petkoviq.
Ky reagim i tij erdhi ndaj postimit, në të cilin Rada Trajkoviq iu referua deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shkruar se “mbase ai nuk mund t’i blejë 95% të njerëzve, por ai mund t’i frikësojë ata”.
“Është e njëjta gjë në Korenë e Veriut. Dhe ju mund t’i ktheni ato në instrumente të mbijetesës suaj politike në mënyrë që të mund të ndryshoni votat e tyre në Kosovë si fotografi me listat e pakicave të tjera nën kontrollin tuaj”, shkroi Trajkoviq në Twitter. /Insajderi.com
.@trajkovic_rada са Савског венца је по подршци Срба на #KиМ статистичка грешка. У односу на изборе 2019, њена подршка jе 2021. још мања, док је @srpskalista добила 96.14% 🇷🇸 гласова. Жао ми је Радо, нећете моћи са Kуртијем да правите Велику Албанију. Неће Вас народ, ни историја. https://t.co/0452x1TZIU
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) February 21, 2021