Kosnett: Stafi i Ambasadës Amerikane në rrezik nga qentë, Kosova sillet sikur s’ka virus

Kosnett: Stafi i Ambasadës Amerikane në rrezik nga qentë, Kosova sillet sikur s’ka virus

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka paraqitur zhgënjimin e tij për qëndrimin në Prishtinë, transmeton Insajderi.

Siç raporton e përditshmja amerikane ‘Politico’, Kosnett në një komunikim me shkrim me administratën në Uashington ka folur për menaxhimin joefikas të COVID-19 nga Qeveria e Kosovës dhe për faktin që stafi i ambasadës rrezikohet nga qentë agresivë endacakë.

Në letrën e shkruar nga Kosnett raportohet të ketë thënë se ambasada e Amerikës në Kosovës është “afër prekjes së fundit”.

Më tej thuhet se 20 për qind e stafit të Ambasadës është prekur me COVID-19, ndërsa shpresat lidhur me “shpërndarjen e vaksinave pothuajse janë shuar”.

Prishtina madje ka “tufa të kudondodhura të qenve endacakë”, që mund “të jenë agresivë kur janë në kërkim të ushqimit”. Për këtë dhe arsye të tjera, stafi i Ambasadës në masë të madhe janë mbyllur brenda gjatë krizës së COVID-19”, raportohet se thuhet në letrën e ambasadorit Kosnett.

Aty kritikohet qasja e qeverisë dhe popullit të Kosovës ndaj pandemisë.

“Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me COVID-19…Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia…Në SHBA, nëse nuk vini maskën në publik mund të përfundoni në video virale, por në Kosovë keni gjasa të jeni trend në media sociale nëse e vendosni maskën”, përfundon telegram i ambasadorit Kosnnet. /Insajderi.com