Vdesin 13 persona nga COVID në Shqipëri, shënohen 1184 raste të reja

Vdesin 13 persona nga COVID në Shqipëri, shënohen 1184 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raporton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 persona, ndërkohë që janë shënuar 1184, njofton Insajderi.

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 822 të vaksinuar, 4013 testime, 796 të shëruar,  1184 raste të reja dhe 13 humbje jetë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime anti-Covid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antiv-COVID./Insajderi.com