Vdes personi që u godit nga vetura në Podujevë

Vdes personi që u godit nga vetura në Podujevë

Një person ka ndërruar jetë si pasojë goditjes që mori nga një veturë në lëvizje në fshatin Shakovicë të komunës së Podujevës, njofton Insajderi.

Rasti në fjalë është konfirmuar për Gazetën online Insajderi nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor, por që i njëjti nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Ju njoftojmë se këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë. Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident)”, tha Ahmeti./Insajderi.com