Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot (e hënë) do të mbajë takim me Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, njofton Insajderi.
Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për media.
Kujtojmë se, ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e rasteve me COVID-19. Vetëm të dielën janë konfirmuar 398 raste të reja dhe një viktimë./Insajderi.com