Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka vazhduar të flas për zhvillimet që kanë ndodhur ditëve të fundit brenda kësaj partie, ku javën që lamë pas dha dorëheqje nga pozita e kryetarit, Isa Mustafa, njofton Insajderi.
Rugova ka ngritur dyshime se në LDK nuk po duan ta ftojnë mbledhjen e këshillit dhe se dikujt po i pengon debati i brendshëm në parti.
“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot. Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit? Kujt po i pengon debati i brendshëm?
Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%. p.s Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com