Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, në mbledhjen e mbajtur sot (e hënë) ka kërkuar sqarim nëse në postat e Kosovës ka ende pako të supozuara me vota të ardhura nga jashtë vendit.
Ai u shpreh i habitur që ato pako nuk ndodhen në KQZ, por në posta.
“Nëse ka pako që kanë ardhur në emër të KQZ në postat e Kosovës, KQZ duhet t’i marr. A numërohen a jo ajo është çështje tjetër. Nuk është posta pronare, por KQZ është pronare e atyre pakove”, ka thënë Kurteshi.
Ai tutje kërkoi të dijë se pse KQZ nuk është e informuar për këtë çështje.
“Ne kemi marrë informata jashtë KQZ”, shtoi Kurteshi./Insajderi.com