Sot nis rinumërimi i 494 vendvotimeve

Sot nis rinumërimi i 494 vendvotimeve

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që të rinumërohen 494 vendvotime për shkak të problemeve me auditimin.

Ky proces do të nis sot (e hënë), ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, ka thënë Elezi për Klan Kosova.

Vendvotimet të cilat do të rinumërohen, janë ndarë në katër kategori nga KQZ-ja për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve.

Arsyet e rinumërimit sipas KQZ-së kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime)./Insajderi.com