Ambasadori italian në Kosovë reagon pas vrasjes së homologut të tij në Kongo

Ambasadori italian në Kosovë reagon pas vrasjes së homologut të tij në Kongo

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar pasi homologu i tij në Republikën Demokratike të Kongos, Luca Attanasio, u vra në një sulm në lindje të këtij vendi të hënën, njofton Insajderi.

“Bashkëndjej me familjet e Ambasadorit në Kinshasa, Luca Attanasio, Karabinierit, Vittorio Lacovacci dhe shoferit të tyre, të cilët, gjatë kryerjes së detyrës, ishin sot viktima të një sulmi frikacak afër Gomas”, ka shkruar Orlando në Titter.

Luca Attanasio vdiq në spital të hënën, pasi autokolona e Kombeve të Bashkuara me të cilën udhëtonte, u sulmua pranë qytetit Goma.

Sipas zyrtarëve të Republikës Demokratike të Kongos, sulmi besohet të ketë qenë një përpjekje rrëmbimi./Insajderi.com