Mot me diell edhe sot në Kosovë

Mot me diell edhe sot në Kosovë

Mot kryesisht me diell pritet të ketë sot dhe gjatë tri ditëve në vijim, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga ‘Prishtina Weather’.

24.02 – Butë, kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.

25.02 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën mot i butë dhe kryesisht me diell.

26.02 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull.

Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 2C, e maksimalet luhaten nga 13C deri 16C.

Era do të fryj drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga 1-6m/s.  /Insajderi.com