Janjiq për rrahjen e djalit të Rashiqit: Këta njerëz nuk janë serbë, por çnjerëzor

Janjiq për rrahjen e djalit të Rashiqit: Këta njerëz nuk janë serbë, por çnjerëzor

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ka reaguar pas sulmit që iu bë djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq, në Llapnasellë të Graçanicës, të hënën e 22 shkurtit, njofton Insajderi.

Janjiq me anë të një postimi në Twitter, thotë se është thellësisht i tmerruar nga ky rast.

Ai shton se ata të cilët e kanë bërë këtë krim “nuk janë serbë, por janë çnjerëzorë”.

“Pa hyrë në pikëpamjet e Nenadit, fëmija u rrah me shufra metalike, boksa, dhëmbët i ishin thyer, fytyra e tij ishte gjymtuar. Ky krim i tmerrshëm duhet të dënohet. Këta njerëz nuk janë serbë, por janë çnjerëzorë”, shkruan Janjiq.

Ai tutje ka kërkuar që urdhëruesit e këtij akti duhet të hetohen.

“Meqenëse ka një video-regjistrim, nuk është e vështirë të gjenden autorët. Ky është një mëkat i madh që çdo njeri normal e dënon. Dhe kushdo që e ka urdhëruar atë duhet të hetohet”, shkruan Janjiq. /Insajderi.com