Britania e Madhe kërkon që të themelohen sa më shpejt institucionet

Britania e Madhe kërkon që të themelohen sa më shpejt institucionet

Britania e Madhe kërkon që sa më shpejt të themelohen institucionet e Kosovës, përcjel Insajderi.

Kështu u tha gjatë takimit që ambasadori britanik, Nicholas Aboott, pati tek presidentja në detyrë Vjosa Osmanin.

Këtë të fundit, Abbot e uroi për rezultatin zgjedhor të arritur në votimet e 14 shkurtit.

Përpos zgjedhjeve dhe formimit të institucioneve u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në vend.

Abbot të hënën ka reaguar kundër sulmit ndaj ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiqit.

Ndërsa, të martën reagoi edhe për gjuhën e urrejtjes për të cilin ambasadori britanik tha se “është instaluar nga disa politikanë”. /Insajderi.com