Arrestohen dy përsona në Obiliq për vjedhje të rëndë

Arrestohen dy përsona në Obiliq për vjedhje të rëndë

Janë arrestuar dy persona për vjedhje të rënda në Babimovc të Obiliqit, përcjell Insajderi.

Policia e Kosvoës ka njoftuar se menjëherë pas ndalimit policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuariit dhe të dhënat kanë rezultuar se të njëjtit janë persona të shpallur në kërkim për raste të natyrës së njëjtë, të ndodhura në rajonin e Mitrovicës.

Bëhet fjalë E.D (mashkull) 25 vjeç dhe E.Z.(mashkull) 20 vjeç.

Personat e dyshuar po intervistohen nga hetuesit e rajonit të Mitrovicës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastet. /Insajderi.com