Ahmeti: Është mbyllur konkursi për sallën më të madhe sportive në Kosovë

Ahmeti: Është mbyllur konkursi për sallën më të madhe sportive në Kosovë

Ka përfunduar konkursi për ndërtimin e sallës më të madhe sportive në Kosovë me rreth 5 mijë ulëse, përcjell Insajderi.

“Sot ka përfunduar konkursi i sallës së re sportive dhe do të jetë salla më e re në Kosovë”, ka thënë Shpend Ahmeti.

I pari kryeqytetit deklaroi se edhe gjatë pandemisë ka mbështetur klubet sportive.

“Sivjet është një manifestim ndryshe. Kemi punuar si komunë që sportin mos ta ndalim, përveç që i kemi dyfishu subvencionet jemi munduar që edhe klubet me i ndihmua, prandaj sot duhet me i përgëzu sportistët që nuk kanë hequr dorë nga sporti sepse në Kosovë është mjaft e vështirë”, tha Ahmeti në ceremoninë e Laureatëve. /Insajderi.com