Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës është duke zhvilluar operacion policor.
Trupat e Njësisë Speciale tani kanë rrethuar edhe objektin e Komunës së Istogut.
Sikurse në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku u arrestuan disa zyrtarë përfshirë edhe kreun e saj, arrestime pritet të ketë edhe në Istog.
Fillimin e këtij operacioni për Insajderi-n e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Haki Rugova.
Rugova tha se për aksionin është njoftuar pasi policia ka arritur në objektin e komunës.
Ndërkohë, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Insajderi-n se ky operacion është duke u zhvilluar në disa lokacione dhe rajone të ndryshme të vendit./Insajderi.com