Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar aksionin e sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nëpër disa lokacione të vendit, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Miftaraj thotë se aksione të tilla ndodhin sa herë të ndërrohen pushtetet në Kosovë.
Sipas tij, nëpër këto operacione më së shumti dalin në pah “prokurorë apo kryeprokurorë që janë të zhytur dhe duan vëmendje e zakonisht viktima janë disa zyrtarë të nivelit mesatar”.
“Të shpresojmë se rasti i sotëm nuk është një nga këto aksionet propagandë, me porosi, qëllime politike, vëmendje apo pazar hesapi. Kujtim Munishi është ekspert në këtë drejtim. Super aksioni në Karaçevë përfundoi me sukses, viktimë e të cilit ishin katër lopë, tre dele dhe dy keca. Poashtu demolim i disa barakave”, ka shkruar ai. /Insajderi.com