Prokurori i Shtetit do të mbajë sot konferencë për shtyp lidhur me aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës që po vazhdn në lokacione të ndryshme të vendit, njofton Insajderi.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës.
Siç njoftohet, konferenca do të mbahet nga ora 13:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Ndalime të zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë nga ana e Policisë së Kosovës janë parë gjatë ditës së sotme pranë objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndonëse ende nuk është bërë zyrtare, tetë zyrtarë të AZHB-së pritet të arrestohen nga ky aksion.
Siç raportohet dyshimet janë për marrje ryshfeti, ndërsa njëri nga të ndaluarit është edhe kryesefi i kësaj Agjencie, Agim Nuha.
Ndërsa, operacioni ka vazhduar edhe në komuna të tjera, sit e ajo e Gjilanit dhe në komunën e Istogut. /Insajderi.com