Pamje si u nxor jashtë studentja që i tha Thaçit ‘president i klanit pronto’

Pamje si u nxor jashtë studentja që i tha Thaçit ‘president i klanit pronto’

Gjatë ligjëratës, që presidentit Hashim Thaçi ka mbajtur para studentëve të një universiteti privat, lidhur me iniciativën për formimin e ushtrisë, një studente e kishte pyetur atë  “A je president i klanit pronto?”.

Një nga organizatorët e kësaj ligjërate i është afruar më pas, ku i ka kërkuar që të dalë nga salla, njofton Klan Kosova.

Në videon e më poshtme mund të shihni se si u nxor jashtë studentja, e cila duke dalë më pas iu drejtua Thaçit edhe një herë “Ti nuk je president, ti je hajn”.