Mytaher Haskuka pozitiv me COVID-19

Mytaher Haskuka pozitiv me COVID-19

Kryetari i Prizerenit. Mytaher Haskuka, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një njoftimi në Facebook.

“Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe. Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19”, ka thënë ai.

Ai ka njoftuar se në ditët në vijim do të qëndrojë në vetizolim.

Ndër të tjera, Haskuka ka shtuar “keni kujdes dhe t’i respektoni masat kundër pandemisë, të mbroni veten dhe familjet tuaja”. /Insajderi.com