Tre të vdekur dhe 461 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre të vdekur dhe 461 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Ndërkohë që edhe 461 raste të reja me COVID-19 janë shënuar përgjatë kësaj kohe.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilëve thuhet se rastet e reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej tre mijë e 138 mostra të marra për testim.

Njëkohësisht janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 968.

Numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste dhe një mijë e 582 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com