Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, është deklaruar pas aksionit të sotëm të policisë, ku mbetën të arrestuar 12 persona dhe u sekuestruan rreth 400 mijë euro, njofton Insajderi.
Në një konferencë për media të mbajtur sot, Mustafa është treguar që është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për aksionet sikurse ky që ndodhi sot.
Ai tha se do të jetë i rezervuar në përgjigje për shkak se hetimet janë duke vazhduar akoma.
“Çdo gjë e kemi adresuar të institucionet e drejtësisë, ftoj organet e drejtësisë këtë çështje ta çojnë deri në fund. Mbetemi të gatshëm të bashkëpunojnë”, ka thënë ai.
Mustafa u pyet edhe për dorëheqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami, por tha se nuk e komenton largimin e saj prej këtij posti.
Ai madje u pyet edhe për shkrimin e tij të publikuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën thotë se duhet të thyej heshtjen e jo të vazhdojë të mos flas askush asgjë.
“Unë kam qenë, jam dhe do të jem në LDK, me kaq po e përfundoj këtë koment, ai shkrim ka qenë politik dhe jo në lidhje me mua dhe partinë”. /Insajderi.com