Punëtorët e një kompanie në Gjilan gjatë punimeve kanë hasur në mbetje mortore të eshtrave të njeriut.
Sipas banorëve, në lokacionin ku janë gjetur mbetjet para më shumë se 100 vitesh ka pasur varreza.
Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa punimet janë ndërprerë nga kompania”, ka thënë ai.
Tutje, Hashani ka njoftuar se dyshohet se mbetjet mund të jenë të Luftës së Dytë Botërore.
“Mbetjet janë shumë të vjetra, supozohet të Luftës së Dytë Botërore. Lidhur me ketë, zyrtarë nga komuna e Gjilanit i kanë larguar mbetjet mortore që t’i sigurojnë në nivel komunal për t’i ruajtur”, ka thënë ndër të tjera ai. /Insajderi.com