Maqedonia e Veriut mori edhe 3510 doza nga Serbia

Maqedonia e Veriut mori edhe 3510 doza nga Serbia

Serbia dërgoi edhe pakon e dytë të vaksianve në Maqedoninë e veriut , të përbërë prej 3 510 doza të kompanisë Fajzer, raporton Insajderi.

Këtë herë ato i dorëzoi ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Lonçar dhe i pranoi  ministri i shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, në vendkalimin kufitar “Tabanoc”.

Gjithsej nga shteti serb Maqedonia e Veriut ka pranuar 8 190 vaksina.Ministri serb Zllatibor Lonçar shprehi kënaqësinë që i kanë ndihmuar fqinjët e tyre duke ju ofruar vaksina që qytetarët të jenë të sigurt dhe sa më pak prej tyre të infektohen.

“Në vendin e njëjtë sot po e përmbushim premtimin e dhënë, duke sjellë 3510 doza të vaksinës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të cilat gjithsej bëhen 8190 doza.

Është kënaqësi që mundëm të ndihmojmë fqinjët tanë, të ndihmojmë miqtë tanë dhe ja tani ministri tha që vaksinimi ka filluar, që do të vazhdojë dhe kjo është ajo që ne duam, që edhe ju të jeni të sigurt, qytetarët tuaj sa më pak të sëmuren dhe kur ju të keni situatë më të mirë ashtu do ta kemi edhe të gjithë ne në rajon” tha ministri serb i shëndetësisë.

Në prononcimin për media, ministri i shëndetësisë së RVM-së Venko Filipçe u shpreh se nuk përjashton mundësinë e vendosjes së masave plotësuese restriktive, por jo për momentin.

“Nuk e përjashtoj mundësinë për ndonjë formë të masave shtesë, qoftë në nivel lokal ose në nivel territorial të Republikës së Maqedonsië së Veriut. Megjithatë tani nuk kemi indicie për atë se kur duhet të propozojmë masa të tilla” tha Filipçe.

Sa i përket vaksinave të reja që duhet të hyjnë në vendin fqinj, Filipçe përmendi disa arsye,por ajo që dihet sigurt momentalisht është se nuk ka datë konkrete për doza të reja të vaksinave anti Covid.

Filpçe tha se ende vazhdojnë bisedimet për dozat e vaksinave drejtëpëdrejtë nga Fajzer, bëhet fjalë siç theksoi për detaje teknike.

Për vaksinat kineze deklaroi se po bëhet komunikim intenziv dhe shpreson se për pak. /Insajderi.com