Rexhepi: LDK-ja e mori teposhtën në vitin 20214

Rexhepi: LDK-ja e mori teposhtën në vitin 20214

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, vlerëson se kjo parti pësoi humbjen e madhe në vitin 2014 kur pranoi koalicionin me PDK-në, gjë që sipas tij, ishin zotuar të mos e bënin.

Në DESKU të KTV-së, Rexhepi përgjegjës për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e fundit bën lidershipin e partisë.

“Asnjë bashkëveprimtar i LDK-së brenda dhe jashtë Kosovës nuk e ka dëshiruar këtë rezultat dhe këtë debakël politik por ky rezultat e ka emrin e vet dhe nuk duhet shumë hulumtime pse erdhi deri këtu. Emri i kësaj humbje, debakli, e ka lidershipi dhe udhëheqja e ngushtë e LDK-së e cila që nga viti 2014 e deri tash i ka bë disa veprime politike e vendime politike jashtë vullnetit të elektoratit të LDK, duke filluar nga mashtrimi politik i 2014 që thonim se nuk do bënim koalicion me PAN-in e më pas u mashtruam. Aty është thyer kurrizi i LDK-së dhe aty e ka marrë teposhtën”.

Përveç kësaj, ai përmend edhe vitin 2019 kur LDK-ja bëri koalicion me Vetëvendosjes por që shumë shpejt kontribuoi në prishjen dhe rrëzimin e qeverisë në të cilën ishin bërë pjesë edhe vetë.

“Në 2019 ishte të kemi koalicion për ndryshim. Ekipi i LDK-së e mori besimin e qytetarëve dhe krijoi besim te elektorati se do vazhdoj ndryshimin por në koalicion me VV-në. Por, nuk vazhdoi koalicioni dhe ishte hakmarrje e plotë politike e anëtarëve të LDK-së ndaj vendimeve të lidershipit pse ndodhi kjo”, tha Rexhepi./Insajderi.com