
Teksa i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, fliste për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, harta pas tij e mbante Kosovën “si pjesë” të Serbisë.
Kjo ka ndodhur reagime në Prishtinë, por një gjë e tillë ka rënë “në sy” edhe të mediave serbe.
Gjatë kësaj interviste për EWB, Lajçak po fliste për vizitën që do ta ketë në Prishtinë e Beograd rreth rifillimit të dialogut midis dy vendeve.
Gjatë kësaj interviste, emisari evropian foli edhe për fitoren e Albin Kurtit në votimet e 14 shkurtit për të cilën tha se “Kurti ka marrë një mandat të fortë”. /Insajderi.com