Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar 16 mijë e 288 vota nga diaspora të cilat sipas organizatës “Germin” do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të filloj procesi i numërimit, raporton Insajderi.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, “Germin” tha se vëzhguesit e akredituar në KQZ, janë duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ deri tani ka verifikuar 57 mijë pako me fletëvotime nga diaspora.
Sipas “Germin”, 41 mijë e 280 votues janë aprovuar dhe 34 mijë e dy pako janë hapur./Insajderi.com