Zhvillime të shumta në mbledhjen e KQZ-së, Daka largohet

Zhvillime të shumta në mbledhjen e KQZ-së, Daka largohet

Daka i drejtohet përfaqësuesit të VV-së: Nëse keni prova kundër KQZ-së, dorëzoni në Prokurori

Kryetarja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Valdete Daka, i është drejtuar përfaqësuesve të partive politike në këtë institucion që në rast se kanë prova se KQZ-ja po vepron kundërligjshëm, le t’i drejtohen Prokurorisë, njofton Insajderi.

Kjo deklaratë e Dakës është bërë në mbledhjen e së enjtes, pasi përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama është ankuar që KQZ-ja ka shkelur të drejtën e votueseve jashtë vendit duke mos e publikuar listën me emrat e votuesve.

“Edhe tendencat që çdo gjë që ndodhë në KQZ të paraqitet si tendencë për të penguar dikë është qasje shumë e gabuar. Mos harroni se është pikërisht kjo KQZ për 10 ditë ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës që të aplikojnë, të verifikohen dhe të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, përkundër faktit se ju po tentoni në çdo mënyrë me tregu se KQZ-ja po i pengon.

KQZ-ja nuk është duke e penguar askënd, përkundrazi, KQZ-ja ka dhënë maksimumin e mundshëm që çdo qytetari, kudoqoftë ai, t’i jepet e drejta të votojë. Nëse ju keni prova se KQZ-ja me qëllim dikujt ia ka mohuar të drejtën, apo e ka keqpërdorë këtë të drejtë, atëherë urdhëroni në Prokurori, dorëzoni fakte. Sepse kjo tendenca që vazhdimisht të sulmohet KQZ-ja, pjesë e së cilës jeni edhe ju, dhe edhe ju e keni ngritë dorën për shumë vendime, dhe tendenca që vazhdimisht të tregohemi se dikujt po mundohemi t’ia keqpërdorim votën, t’ia mohojmë të drejtën e votimit, është e gabueshme. KQZ-ja është duke e bërë krejt çka mundet sipas ligjeve në fuqi. Nëse keni prova se jemi duke bërë diçka të kundërligjshe urdhëroni dhe bëni kallëzim penal, le të hetohet”, ka thënë Daka.


Daka lëshon mbledhjen e KQZ-së: Bollni mo me cerkuze politike

E gjithë kjo mbledhje u zhvillua me tensione mes përfaqësueve të partive politike dhe kryetares Daka. Kjo e fundit ka kërkuar që të mos politizohet gjatë mbledhjeve.

“Ngritja e çështjeve politike nuk është për neve. Bollni mo me cerkuz politik. Çështjet politike ngrini në Parlament, këtu nuk është parlament. KQZ-ja organizon zgjedhje. Përfundon mbledhja dhe ju vazhdoni konferencat për shtyp”, ka thënë Daka derisa është larguar nga mbledhja.

Largimi i saj erdhi pasi anëtari i KQZ-së, Rifat Krasniçi, është shprehur  se komuniteti turk po mbetet pa përfaqësues në Parlament dhe ka kërkuar ndryshimin e ligjit për përfaqësimin e komuniteteve.


KQZ vendos të rinumërohen edhe 58 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin edhe të 58 vendvotime të tjera.

Deri te ky rekomandim ka ardhur pasi nga verifikimi i bazës së të dhënave dhe krahasimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve, rezulton se janë 58 vendvotime tek të cilat nuk janë shënuar votat për kandidatët./Insajderi.com