![Aksident i rëndë afër Aeroportit të Tiranës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/02/aksident-2-730x440.png)
Një aksident i rëndë trafiku është shkaktuar të enjten rreth orës 14:00, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Në pamjet e siguruara nga Insajderi shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, por në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe policia./Insajderi.com