Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi ky i fundit gjatë një interviste kishte vendosur pas vetes një hartë ku shihet Kosova si pjesë e Serbisë, njofton Insajderi.
Në një postim në Twitter, Haradinaj-Stublla ka shkruar se i ka dërguar një hartë të saktë të Ballkanit Perëdimor Lajçakut.
Ajo është shprehur se “sa më gjatë që e shmang hartën që ta bëra dhuratë, aq më gjatë puna jote do të jetë dështim”
“Hartat kanë rëndësi! Kuptova se ke nevojë për një hartë të saktë të ËB6 (gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor), prandaj ta dërgova një me korrier diplomatik.
Të punosh me harta të zombive është tërësisht joprofesionale, së këndejmi e mangët”, ka shkruar ndër të tjera kryediplomatja kosovare./Insajderi.com