Nesër protesta për rastin ‘Monstra” në Maqedoninë e Veriut

Nesër protesta për rastin ‘Monstra” në Maqedoninë e Veriut

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nesër do të ngrihen në protestë, përshkak të dënimeve të shqiptuara në rastin “Monstra”, por edhe për raste të tjera, në të cilat sipas organizatorëve, u janë bërë padrejtësi etnitetit shqiptarë.

Bedri Ajdar, familjar i të akuzuarëve në rastin “Monstra” i bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në protestë dhe ti mbështesin, ai apeloi për protestë të qetë.

“Protetstat janë të paralajmëruara si protesta të qeta. Motivi i protestës është me ju dhënë mesazh institucioneve që janë relevante në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Duke e ditur se si po zhvillohen ngjarjet në këtë vend, presim që të kemi përkrahjen e madhe të qytetarëve që do të na mbështesin apsolutisht për drejtësi, jo mbështetje për hatër apo për ndonjë beneficion tjetër.

Kështu ju bëjë apel, i thërras të na mbështesin, sepse kjo është e vetmja rrugë që ne mund të kontribojmë dhe më tutje të kthjellen organet në këtë vend se nuk janë në funksion të së drejtës dhe nuk janë në funksion të ligjeve aktuale ” tha Ajdari.

Protesta do të nis nga parku i Çairit dhe do të përfundojnë para gjykatës Penale, prej ku dhe organizatorët do t’I drejtohen opinionit.Mbështetjen për protestën e nesëerme kanë treguar edhe nga koalicioni i partive opozitare shqiptare Aleanca-Alternativa. /Insajderi.com