Donacioni i SHBA-ve për Shqipërinë

Donacioni i SHBA-ve për Shqipërinë

29 humvee ka marrë Shqipëria donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Insajderi.

Ato do të jenë në dispozicion të ushtrisë shqiptare në kuadër të ndërveprimit me NATO-n.

Vetë Ambasada Amerikane nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar mbi këtë donacion.

”Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n”. /Insajderi.com

 

🇦🇱 | Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit….

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Thursday, 25 February 2021