Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takojë sot përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, transmeton Insajderi.
Siç raporton portali serb ‘Kosovo Online’, ky takim do të mbahet nga ora 11:00 në Kurshumli.
Kështu është njoftuar mbrëmë nga Shërbimi për Bashkëpunim me Mediat, i Presidentit të Serbisë.
Temë e bisedimeve pritet të jetë situata në Kosovë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt. /Insajderi.com