Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar me fituesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtit.
Në këtë takim ambasadorin e priti edhe ish-ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, përcjell Insajderi.
Tema e menaxhimit të pandemisë ishte njëra nga ato që u diskutuan në këtë takim.
“Këtë pasdite takova Albin Kurtin dhe Arben Vitinë dhe i përgëzova për fitoren e Vetëvendosjes. Ne diskutuam planet e tyre për qeverinë, duke përfshirë trajtimin e pandemisë në vazhdim dhe potencialin për të ardhme”, ka shkruar ambasadori. /Insajderi.com
.