Valbon Krasniqi: Rritja e rasteve me COVID-19 ka qenë e pritshme

Valbon Krasniqi: Rritja e rasteve me COVID-19 ka qenë e pritshme

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka deklaruar se rritja e numrit të infeksioneve me COVID-19 ka qenë e pritshme.

Në RTV 21, tha se kjo rritje e rasteve me Coronavirus ka ardhur si rezultat i mos-respektimit të masave anti-COVID javëve të fundit.

Të premten në Kosovë u raportuan 445 raste të reja.

Për shkak të situatës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sa i përket nivelit të rrezikshmërisë.

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja dhe Lipjani, janë në “zonën e kuqe”. /Insajderi.com