Mbi shtatë mijë raste aktive me Coronavirus

Mbi shtatë mijë raste aktive me Coronavirus

Me 445 rastet pozitive që u konfirmuan të premten, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në shtatë mijë e 321, njofton Insajderi.

Që nga 13 marsi kur u konfirmuan dy rastet e para, mbi 68 mijë persona janë infektuar, ku një mijë e 592 prej tyre kanë përfunduar me vdekje.

Numri i të shëruarve deri tani është 59 mijë e 438.

“Numri total i rasteve pozitive është 68 mijë e 351 raste nga 300 mijë e 198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59 mijë e 438 raste, kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 321”, bëhet e ditur në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Ndërkohë që rastet e reja me Coronavirus po shtohen, IKSHPK-ja gjatë ditës së premte i rekomandoi Qeverisë në detyrë shtrëngimin e masave./Insajderi.com